Reagon ministrja Haxhiu, pas vrasjës së gruas në Prishtinë

Një grua e moshës 63-vjeç është qëlluar me sëpatë nga bashkëshorti i saj, I.G., 70-vjeç, raporton IndeksOnline.

Krimi brenda familjes ndodhi mëngjesin e së premtes në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vrasjes së rëndë ku një grua mbeti e vdekur pasi u qëllua më sëpatë nga bashkëshorti i saj në Prishtinë. Krimi brenda familjes ndodhi mëngjesin e së premtes në rrugën “Mark Isaku” në kryeqytet.

“Në mëngjesin e sotëm, rrugës drejt aktivitetit të parë të Kampanjës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, aktivitetit në shkollë me nxënës dhe arsimtarë, mora lajmin tronditës: Një grua vritet nga burri i saj. Një arsimtare e një shkolle në Prishtinë”, ka thënë ministrja Haxhiu, duke shtuar se është fenomen tejet shqetësues, vrasja e grave nga burrat e tyre.

“Familjes, kolegëve dhe nxënësve, i shprehim ngushllimet më të sinqerta”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *