Aktivistët e Partisë Socialdemokrate e kanë gjuajtur kryeministrin Kurti me qershi.
Teksa kryeministri Kurti po hynte në ish-objektin e Rilindjes, aty ku është Ministria e Drejtësisë, është pritur nga disa aktivistë të PSD-së.
Ai është sulmuar me qershi, përderisa mbrojtja e afërt ka ndërhyrë shpejt në mbrojtje Kurtit duke i vënë një çadër.
Sipas PSD-së, në takimin e djeshëm në Brusksel fshihet edhe një marrëveshje për Asociacionin.
Ata janë dëgjuar edhe duke bërtitur “Rrenc, idiot, tradhtar”. Aksioni i PSD-së kishte të bënte me marrëveshjen e djeshme për çështjen e targave, ku besohet se Kurti shkeli qëndrimet e tij të para dy ditëve.
Momenti i siguruar nga Kallxo.com