Zbulohet lidhja e dashurisë së Flor Mumajesit dhe jo, nuk është ajo që keni menduar!

Historia e dashurisë së Flor Mumajesit dhe Elvana Gjatës është folur e stërfolur në media gjerë e gjatë, ndërsa ndarja e tyre e bujshme vazhdon të diskutohet në publik.

Madje, fansat e dyshes kanë shpresuar prej kohësh se ata janë rikthyer me njëri-tjetrin, ndërsa çdo baladë të Florit e marrin si dedikim për Elvanën. Flori vërtetë shpreh zemrën në rreshta tek të gjitha këngët e tij dhe ia njohim të gjitha vuajtjet, por ju tregojmë se nuk janë për Elvanën!

Prej kohësh tashmë, ai po jeton një histori të re dashurie me një personazh që jo pak e njohin në publik. Burime ekskluzive për “iconstyle.al” tregojnë se kantautori është në një lidhje me bashkëshorten e një qeveritari shqiptar. Po po, siç e lexuat! Bashkëshorten. Herës tjetër do t’ju tregojmë më tepër detaje dhe inicialet e tyre.

Ndaj edhe postimet e fundit të Florit ku shfaqej i prekur, i dashuruar, i lënduar, emocional teksa tentoi të fshinte këngët e tij, vinin të gjitha nga uljet e ngritjet e marrëdhënies së tij të fundit që ka trazuar paksa ujërat.

Disa vite romancë e kanë bërë Florin të hedhë në letër ndjenja të forta, duke i sjellë në formën e projekteve që publiku i dashuron.

Projekti i fundit i Mumajesit, i publikuar pas zhurmës së madhe në rrjet, titullohet “Mbaroj për ty”. Nëse s’i kishit dëgjuar me vëmendje tekstin, ju ftojmë të klikoni më poshtë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *