Bebe Rexha : Unë jam një ikonë e komunitetit LGBT+

Këngëtarja e famshme shqiptare Bebe Rexha së fundmi është intervistuar nga DailyMail në aeroport.

Pyetja e cila iu bë asaj ishte për komunitetin LGBT+, si në Kampionatin Botëror apo sulmi që ndodhi në një klub nate homoseksualësh në Amerikë.

Unë jam një ikonë e komunitetit LGBT+. Thjesht dua të them se është vërtet e tmerrshme ajo çfarë është duke ndodhur tani në komunitetin LGBT+ dhe unë dua t’ju them të qëndrojnë të fortë dhe nuk e di, ju dërgoj dashurinë time te të gjithëve.

Urrejtja, problemi është urrejtja. Fatkeqësisht mendoj se urrejtja po konfuzon dashurinë, mendoj se njerëzit janë shumë konfuzë dhe është vërtet dëshpëruese. Mendoj se ne thjesht duhet të jemi më empatikë dhe të pranojmë të tjerët ashtu siç janë”, tha Rexha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *