Sot do të luhen 4 sfida të tjera në Kupën e Botës, të cilat cilësohen tepër interesante.
Në orën 11:00, Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit do të zbrësë në fushë për t’u përballur me Kamerunin. Një ndeshje tepër interesante dhe ku pritet intensitet i lartë lojë.
Në orën 14:00, Uruguaji do të sfidojë Korenë e Jugut, ku latinët konsiderohen favoritë në këtë ndeshje.
Ora 17:00 do të gjejë në fushë Portugalinë e Cristiano Ronaldos, të cilët do të përballen me Ghanënë. Në letër, Portugalia konsiderohet favorite, por luzitanët duhen të kenë kujdes nga shpejtësia e ganezëve.
Mbrëmja do të ketë një sfidë të mrekullueshme, ku Brazili i Neymar do të ketë përballë një skuadër kompetitive si Serbia, ku këta të fundit kanë lojtarë tepër cilësorë.