Edhe BBC ka publikuar marrëveshjen e arritur

BBC-ja britanike i ka kushtuar një artikull arritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel.

Në këtë artikull thuhet se Kosova dhe Serbia janë dakorduar për hapat që do të çonin në zbutjen e mosmarrëveshjes për targat serbe të veturave, të cilat kishin kërcënuar të shkaktonin dhunë, shkruan BBC.

Pala kosovare ishte zotuar se do të fillojë me gjobitjen e shoferëve nëse vazhdojnë t’i përdorin të njëjtat targa që janë lëshuar nga Beogradi.

Por bisedimet në Bruksel rezultuan me arritjen e marrëveshjes rreth kësaj çështje – pra atë të targave.

Borrell njoftoi se Serbia nuk do të lëshojë më targat me KM, PR apo PZ, derisa Kosova është zotuar që tabelat ekzistuese – pra që janë regjistruar së fundmi me KM nuk do të preken derisa të skadojnë.

Të hënën Borrell shprehu zemërim kur Kosova refuzoi të pranojë marrëveshjen e propozuar të BE-së.

Por, pala kosovare iu rikthye bisedimeve pas presioneve të aleatëve siç janë Shtetet e Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *