BE shpall Rusinë si shtet sponsor i terrorizmit

Parlamenti Evropian e shpalli Rusinë “shtet sponsor i terrorizmit” këtë të mërkurë, (23 nëntor).

Gjatë sesionit plenar në Strazbur, eurodeputetët votuan në favor të rezolutës që e njeh Rusinë si “shtet sponzor të terrorizmit”, me 494 vota pro dhe 58 kundër. Ndërkaq, 44 eurodeputetë abstenuan gjatë votimit.

“Në luftën kundër Ukrainës, ushtria ruse ka intensifikuar sulmet në caqe civile, përfshirë infrastrukturën energjetike, spitalet, hapësirat mjekësore, shkollat dhe strehimoret – duke e shkelur ligjin ndërkombëtar dhe ligjin humanitar ndërkombëtar në këtë proces”, thuhet në rezolutën e Parlamentit Evropian.

Duke e shpallur Rusinë si “shtet sponzor të terrorizmit”, eurodeputetët po përgatitin terrenin që presidenti rus Vladimir Putin dhe qeveria e tij të përgjigjet për këto krime para një tribunali ndërkombëtar.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se e mirëpret këtë vendim të Parlamentit Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *