Në një konferencë për media, kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj ka konfirmuar se janë marrë disa vendime, mes tyre edhe reduktimi i punës së gjykatave.
Qeverisë po ashtu, i është kërkuar që ta anulojë menjëherë vendimin e marrë në mbledhjen e sotme.
“Në mbledhjen e jashtëzakonshme ka marrë vendim që KGJK-ja, dhe kryetarët e Gjykatave kërkojnë që menjëherë të anulojë vendimin. Puna e gjykatave, reduktohet dhe do të vazhdojë vetëm për shërbime esenciale. Lista e shërbimeve esenciale do të miratohet në takimin e datës 24 nëntor 2022, pra nesër”, ka thënë Zogaj.
Veç kësaj, ai ka bërë të ditur se KGJK-ja dhe gjykatat kanë pezulluar bashkëpunimin në çdo aktivitet ku pjesëmarrës dhe prezentë janë përfaqësuesit e Qeverisë.
Po ashtu, Zogaj ka deklaruar se nëse nuk shfuqizohet vendimi, deri më datën 8 dhjetor do të vendoset për masa të tjera.
“KGJK-ja dhe gjykatat pezullojnë bashkëpunimin në çdo aktivitet të organizuar apo ku janë prezentë përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës. Nëse Qeveria nuk shfuqizon vendimin, KGJk-ja më datën 8 dhjetor, do të vendosë për masa të tjera, ky vendim hyn në fuqi sot”, ka thënë ai.