Ambasadori amerikan i Beogradit Hill : Çështja e targave të shtyhet

Ambasadori amerikan i Beogradit, Christopher Hill, ka thënë se çështja e targave ilegale serbe në Kosovë duhet të shtyhet për një vit.

Hill, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Beograd, deklaroi se në Kosovë duhet të gjendet zgjidhje afatgjatë dhe se ai territor duhet të ketë perspektivën e pozicionit ndërkombëtar.

Nga raporti i EuronewsSerbia, Hill ka thënë se serbët në Kosovë duhet të kenë një perspektivë se si do të jetë jeta e tyre dhe si do ta jetojnë atë.

“Ky rajon ka nevojë që të qetësohen gjakrat”, tha Hill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *