Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për takimin e fundit në Bruksel me përfaqërusesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ai tha se në Bruksel nuk ka shkuar për të negociuar për targat por për marrëveshjen finale me qendër njohje reciproke.
“Ne kemi qenë të gatshëm që fazën e dytë ta suspendojmë dhe Serbia të mos lëshojë targa ilegale dhe në këtë mënyrë ta krijoj hapësirën për negocim intensive për marrëveshje finale ligjërisht të obligueshme. Arsyeja kryesore që kam shkuar nuk janë targat, kam shkuar që të fillohet propozimi për marrëveshjen finale. Prandaj jam kryeministër. Korniza e marrëveshjes, për këtë kam shkura. Kur i thashë Borrellit më 11 nëntor në Paris, propozimi franko-gjerman ai tha ky është i BE-së. Tash e tutje do ta quajmë propozim i BE-së me mbështetje të Francës e Gjermanisë. Dhe tash ndodhemi ku ndodhemi sepse pika e parë e marrëveshjes praktikisht u braktis bashkë me propozimin e BE-së dhe u kalua tek cështjet aktuale. Ka një element shtesë, në gusht jemi marrë vesh për takime të rregullta. Unë kam pritur në shtator, nuk na ftuan”, tha ai.
Ai foli edhe për tetë modalitete për zgjidhjen e çështjes së targave, megjithatë kërkoi që për informacione më të hollësishme, gazetarët t’i drejtohen Bashkimit Evropian.
“Së pari kur unë thashë 8 opsione besova se fola midis nesh me anëtarët e kabinetit qeveritar, nuk mund të them më hsumë për juve. 8 opsione kanë qenë gjatë 6 muajve. E keni parasysh shtatorin e vitit 2021 kur u patën grumbulluar forcat serbe rreth kufirit të Kosovës dhe pat ardh t’i inspektoj ambasadori i Rusisë. Që prej atëherë është negociuar mes ekipeve tona. Kanë ardhur në një përfundim me anë të ndërmjetësit se 8 modele janë të preferueshme.
Nëse të dy palët nuk përzgjedhin të njëjtin model do të duhej të vazhdonin negociatat. Ne i kemi zgjedhur 3 modele kurse Serbia asnjë. Ndonjëherë është BE-ajo ajo që mund t’i bëjë publike këto gjëra. Unë ju informoj se ne kemi qenë të gatshëm. Serbia ka thënë se asnjëri prej 8 opsioneve nuk janë të pranueshme. Prandaj u detyruam të marrim vendim në qershor. Pasi e morëm vendimin më 31 korrik e shtyu për një muaj dhe u dakorduam që është shtyrja e fundit,. Tash i kemi dhënë edhe 48 orë.
48 orë janë të mjaftueshme për shtensionim të situatës”, tha Kurti në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë.
gazetasinjali