Qeveria e Kosovës kthen pagat për drejtësi sikur para rritjes

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e Qeverisë Haradinaj të vitit 2017, duke ua kthyer pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve sikur para rritjes.

Mbledhja e kabinetit qeveritar është duke vazhduar edhe në këto momente. Pika e tretë e rendit të ditës është shqyrtimi i Projektligjit për Zyrtarët Publik dhe i ai për Pagat në Sektorin Publik.

Deklarata e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë:

“Pika e tretë është shqyrtimi i propozim vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë të datës 12 shkurt 2020 dhe vendimi i marrë i paligjshëm dhe në konflikt interesi nga qeveria e kaluar në vitin 2017 për rritjen e pagave të kabinetit qeveritarë është shfuqizuar me vendimin e qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 12 shkurt 2020. 

Ky vendim ka paraparë përjashtimin nga kthimi i pagave në gjendjen e mëparshme për sistemin gjyqësor dhe gjykatën kushtetuese. Duke marrë parasysh që ishte në proces të trajtimit nga gjykata kushtetuese ligji për pagat. Kushti i paraparë për përjashtim është plotësuar me nxjerrjen e aktgjykimit nga gjykata kushtetuese lidhur me ligjin e atëhershëm për pagat, rrjedhimisht për të sjell ligjshmëri, plotësojnë ndryshojnë vendime të datës 12 shkurt 2020, duke shfuqizuar nenet relevante që i referohen çështjes së diskutuar. 

Më këtë pagat e gjyqtareve dhe prokurorëve kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm para datës së hyrjes në fuqi në vitin 2017 për ngritjen e pagave për kabinetit qeveritarë”, ka thënë Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *