Borrell : Nuk jemi ndërmjetësues, jemi më shumë

Josep Borrell në një intervistë për portalin “euractiv” i është rikthyer sërish dialogut Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se blloku 27 anëtarësh nuk është vetëm një ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi.

“Ne nuk jemi ndërmjetës, nuk jemi as arbitër, jemi shumë më tepër se kaq sepse të dy vendet duan të bëhen anëtarë të BE-së. Kemi levën në dorë”.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ndërmjetësoi tetë orë bisedime të pafrytshme të hënën me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, në një përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshje rreth targave të makinave që kanë shtuar tensionet në veriun e Kosovës.

Borrell tha pas takimit të së hënës se të dy udhëheqësit kanë përgjegjësinë “për të shtensionuar situatën”, por se të dyja palët kanë treguar mungesë respekti për detyrimet e tyre ligjore ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *