Vdes papritur një nga personat më të rëndësishëm të Kupës së Botës

Nga Katari i Lindjes së Mesme ka ardur një lajm i hidhur. Ka vdekur drejtori teknik i ITV Sport, Roger Pearce.

Ai ishte një ndër personat kyq si organizator i Kupës së Botës që po mbahet në Katar.

Pierce vdiq në moshën 65-vjeçare vetëm 24 orë pas fillimit të Kupës së Botës.

Ai punoi për ITV për 43 vjet dhe mbuloi një numër të madh ngjarjesh të mëdha botërore, ndër të cilat dallohen tetë pamje planetare. Ky lajm tragjik u raportua nga Mark Pugach i ITV.

“Ne kemi një lajm shumë të hidhur për ju nga Katari. Drejtori ynë teknik Roger Pearce, i cili ishte këtu për Kupën e tij të tetë Botërore, fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Roger ishte një figurë shumë e respektuar në industrinë e televizionit sportiv”, shkruhet në njoftim./FrontOnline

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *