Situatë alarmante në Pejë, ka vërshime të mëdha

Pasditen e sotme janë rikthyer me intensitet të lartë reshjet e shiut në territorin e Kosovës.

Reshje të mëdha po regjistrohen sërish në rajonin e Dukagjinit ku vërshimet e para po regjistrohen në lagjen Fidanishte.

Banorët e kësaj zone kanë dërguar video në redaksinë e IndeksOnline ku shihet situatë alarmante.

Niveli i Lumbardhit vazhdon të jetë i lartë, ku madje kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri më herët ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes përgjatë shëtitores buzë Lumbardhit, për shkak se në disa zona të shëtitores ka dëmtime të shtegut, çfarë dhe i rrezikon këmbësorët.

“Ekipet tona janë në terren, dhe sapo të përmirësohet moti, do të bëhet rregullimi i këtyre dëmtimeve të shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut. Të kujdesemi për ambientin dhe ta mbrojmë atë duke mos e ndotur me mbeturina. Këto situata i tejkalojmë vetëm të bashkuar!”, ka shkruar Muhaxheri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *