Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e Manchester Unitedit.
Ekipi nga Premier League ka njoftuar të martën se ka shkëputur kontratën me marrëveshje të dyanshme dhe efekt të menjëhershëm me yllin portugez.
Klubi e ka falënderuar Ronaldon për kontributin e tij përgjatë dy periudhave në “Old Trafford” dhe i ka dëshiruar suksese në të ardhmen.