Në takimin me homologun nga Italia, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se është diskutuar për shumë tema dhe ka falënderuar ministrin për rolin e Italisë.
“Me ministrin kemi diskutuar për rëndësinë e gjeopolitikave. Kemi diskutuar për proceset që po kalon ministria e Mbrojtjes. Kemi diskutuar edhe për avancimin që kemi bërë ditëve të fundit për ndryshimin e ligjeve, ngritjen e kapaciteteve. E kam falënderuar për rolin që e ka luajtur Italia gjatë luftës, e pas luftës, por edhe atyre që sot kontribuojnë”.
“Për vitin 2023 kemi nënshkruar marrëveshje bilaterale, kemi pasur diskutim të mirëfilltë për gjendjen e sigurisë në rajon dhe botë, për gjendjen aktuale që gjendet Ukraina, roli i Kosovës, ofrimin që e ka dhënë Republika e Kosovës për mbështetjen e shtetit të Ukrainës por edhe trajnimeve që i kemi ofruar shtetit të Ukrainës”.
“Rëndësia e kësaj pjese të botës është dëshmuar në 20 vitet e fundit me kontigjentin e pjesës së Forcës së Sigurisë në Kosovë. Me këtë dëshirojmë të shprehim interesimin e Italisë në Ballkanin Perëndimor në vitet që vijojnë. Me ministrin Mehaj kemi diskutuar në shumë pika, kemi biseduar dhe e kam falënderuar për qëndrimin që ka pasur Kosova në situatat dramatike në Ukrainë”.
“E kam falënderuar ministrin për mikpritjen e trupave italiane. Kemi biseduar për aspiratat e Kosovës për bashkëngjitje në NATO. Kemi biseduar edhe për tema më të zorshme, siç është gjendja aktuale në kufijtë e pjesës veriore me Serbinë. Për shqetësimet e Italisë me situatën që ka ndodhur javëve të fundit. Dhe për gatishmërinë e Italisë që ta shohim se si mund të kalohet ngërçi i Kosovës me Serbinë”.