Kurti: Po bëjmë përpjekje për marrëveshje

Kurti theksoi se është i domosdoshëm korrigjimi i gabimit të shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili, sipas tij braktisi diskutimin për normalizim të marrëdhënieve dhe u fokusua vetëm tek çështja e targave.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos ambasadori Jeffrey Hovenier është shumë i përkushtuar dhe angazhuar, unë e falënderoj për këtë, roli i tij është gjithmonë konstruktiv, pozitiv dhe kreativ. Ai po bënë përpjekjet maksimale, pra SHBA-ja, sidomos ambasadori. Ata janë në kontakt me Brukselin, që prej se përfundoi takimi i fundit, unë nuk kam komunikuar me Përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Jose Borrell, i cili me keqardhje, ritheksoi e braktisi propozimin franko-gjerman, propozimin e Bashkimit Evropian, duke thënë le të kemi një dakordim për targat…”

Sipas tij, institucionet kosovare bashkë me gjithë aleatët ndërkombëtarë janë të angazhuar që të arrihet një marrëveshje.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i duan edhe 48 orë që përafrimi i djeshëm të mund të shndërrohet në dakordim sot ose nesër. Ne po i bëjmë përpjekjet maksimale. Unë nuk mendoj se jemi në orët kur duhet të flasim për shtyrje të reja, duhet të flasim për intensitet maksimal që brenda 48 orëve të kemi marrëveshjen siç e synuam në Bruksel, duke mos u kufizuar vetëm te çështjet e targave…”

“Mbrëmë deri vonë kam komunikuar me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier që të gjejmë një mundësi pa e cenuar ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë, por të njëjtën kohë mos të lejojmë çfarëdo cenimi të paqes, stabilitetit dhe sigurisë. Andaj po japim shanse edhe 48 orë që ai përafrimi që ka qenë evident në Bruksel të rezultojë me një dakordim të përbashkët. Për të sqaruar edhe një herë me datën 18 gusht, në takimin e katërt në Bruksel, kemi pasur strukturë të qartë të agjendës, pika e parë korniza e përgjithshme e marrëveshjes, pika e dytë, çështjet aktuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *