Duket se takimi në Bruksel ka marrë drejtim të ri, VV kërkon nga KQZ që të shtyhen zgjedhjet në veri

Zhvillimet në Bruksel, ku janë takuar Kurti e Vuçiq, duket se po marrin një drejtim të ri edhe sa i përket situatës së krijuar në veri të vendit.

Gazeta 10 ka mësuar se “anëtarët e VV në KQZ kanë ftuar një mbledhje të jashtëzakonshme për të kërkuar shtyrjen e certifikimit të subjekteve politike për zgjedhjet në veri të vendit të shpallur nga presidentja me 18 dhjetor”.

Sipas burimeve, kjo kërkesë duket të ketë ardhur pas zhvillimeve të fundit në Bruksel, ku po diskutohet për kthimin e mundshëm të serbëve në institucione dhe pezullimin e vendimit për targat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *