Eskalon Pique, sulmon gazetarin në prani të fëmijëve tij…

Futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat rozë.

Ndarja nga ish-bashkëshortja, Shakira, ka bërë që Pique të jetë target i mediave, shkruan Neutral.al

Dyshja u ndanë pasi Pique po e tradhëtonte këngëtaren.

Në komunikatën në fillim të qershorit, ku të dy shpallën ndarjen, kërkohej “respektimi i privatësisë për mirëqenien e fëmijëve, të cilët janë prioriteti ynë kryesor”. Këtu, le të themi se në Spanjë nuk e morën saktësisht kërkesën e çiftit, duke i përndjekur në çdo hap.

Një presion asfiksues që bëri që Piqué të nervozohej me një gazetar. Ky i fundit e ndoqi sapo mbërriti në aeroport, deri në momentin kur mbrojtësi spanjoll tentoi të mbyllte papritur një derë në fund të disa shkallëve.

Në atë moment një gjest agresiv shkaktoi – sipas gazetarit – rënien e celularit të tij, ndërsa Pique e ofendonte vazhdimisht.

Jordi Martín, ky është emri i paparacit. Me siguri presioni është maksimal në këtë moment tek Pique, i cili duhet të përballet me ata që nuk ndalen as para pranisë së dy të vegjëlve Milan dhe Sasha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *