Tanimë është publikuar edhe një video nga prapaskenat e fotografisë “historike” ku u paraqitën njëri pranë tjetrit, dy futbollistët e famshëm, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo duke pozuar për markën gjigante, Louis Vuitton.
Gjatë videos që veçse ka filluar të bëjë xhiron e rrjetit shihen Messi dhe Ronaldo duke pozuar nën petkun e LV dhe duke luajtur shah, ndërsa të dy zgjodhën të komentojnë për pjesëmarrjen e tyre në Kupën e Botës.
Ky do të jetë botërori im i pestë. Fitorja më e paharrueshme ishte vlerësimi nga populli argjentinas. Ishte një fitore e madhe për mua”, thotë Messi përgjatë videos.
Ndërkaq, në anën tjetër, Ronaldo shprehet duke thënë se ky do të jetë botërori im i pestë.
Ky do të jetë botërori im i pestë, kështu që mendoj se është një arritje e madhe”, u shpreh ai.
Diçka që u vu re nga fansat dhe nuk u prit aspak mirë ishte fakti se bazuar në videon e prapaskenave, dyshja nuk janë takuar fare në fotosesion, përcjell Klankosova.tv.
Por, për disa të tjerë rëndësi ka që ata kanë pranuar të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.
Imazhet u bënë virale dhe Ronaldo mblodhi mbi 30 milionë pëlqime në postimin e tij, ndërsa Messi mori 5 milionë më pak.