Traumat që vijnë nga mjediset familjare dhe shoqërore, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasje e tentimit për ta kryer këtë akt, raporton Gazeta Sinjali.
Një ngjarje e tillë dhe mjaft ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Wiliam Walker” të Prizrenit, ku një person ka tentuar që t’i japë fund jetës së tij, si pasojë e gjendjes së rënduar emocionale.
Këtë e kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës dhe kanë njoftuar se i riu është është dërguar në këtë qendër pasi kishte tentuar të mbytej në lumin Bistrica, në orët e para të mëngjesit.
Policia është njoftuar për rastin nga spitali, me ç’rast kanë dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.