Nga pamjet që kanë publikuar qytetarët në rrjetet sociale shihet se në Mitrovicë lumi Lushta rrezikon të dalë nga shtrati.
Ndërkaq epiket e shpëtimit kanë dalë në teren.
Edhe në Vushtrri shihet se uji ka përfshirë shumë rrugë në këtë qytet.
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë nisur që nga dita e shtunë, në Zonën e Dukagjinit raportohet se gjatë ditës së diel janë shkaktuar përmbytje në disa qytete, ku edhe situata është përkeqësuar më shumë.
Sikurse shumë komuna të tjera, edhe komuna e Malishevës është prekur nga reshjet e shiut dhe erërat e fuqishme të cilat kanë shkaktuar probleme.
Sipas një njoftimi nga kjo komunë, thuhet se erërat e fuqishme gjatë natës së mbrëmshme dhe shiu i pandërprerë, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, kryesisht dëme në kulme të objekteve.