Dëbora mbulon New Yorkin në SHBA

Banorët e Nju Jorkut, në veri të SHBA-së janë goditur mëngjesin e të shtunës nga një stuhi e rrezikshme që ka marrë disa jetë njerëzish. Dëbora ka arritur gati dy metra në disa zona.

Zona metropolitane e Buffalo është veçanërisht e prekur, raporton Reuters.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA-së, periferia e Orchard Park, ku klubi NFL Buffalo Bills luan lojërat e tij, është mbuluar me 196 centimetra borë që nga mëngjesi i të shtunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *