Rusia denoncoi sot atë që e quajti një vendim “provokues” të Varshavës pasi Polonia refuzoi të lejojë ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov të hyjë në territorin e saj për një takim të ministrave të jashtëm të OSBE-së.
“Vendimi i Polonisë është provokues dhe i paprecedentë”.
“Varshava jo vetëm që u diskreditua në këtë mënyrë, por gjithashtu shkaktoi një goditje të pariparueshme për prestigjin e të gjithë Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse.
“Ne presim që Federata Ruse të zgjedhë anëtarët e delegacionit të saj në përputhje me rregullat aktuale,” i tha AFP një burim nga presidenca e radhës e organizatës, e mbajtur nga Varshava këtë vit.