Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mbajti mbledhje në të cilën mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
“Ky kufizim mbështetet në Rregullën Zgjedhore nr. 12/2013, sipas të cilës kufizimi i shpenzimeve të fushatës do të jetë 0.5 euro për votues të regjistruar në secilën komunë. Vendimi i KQZ-së mbështetët në të dhënat jo-përfundimtare të listës së votuesve në këto komuna”, thuhet në njoftim.
Sipas vendimit, në Mitrovicën e Veriut, subjekteve politike do t’u lejohet të shpenzojnë deri në 9.022.50 euro, në Leposaviq mbi 6.646.5 euro euro, ndërsa në Zveçan e Zubin Potok 3.490 respektivisht 3/318 euro.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri do të mbahen pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet e Kosovës. Deri më tani, vetëm një subjekt politik ka aplikuar për të qenë pjesëmarrës në zgjedhjet e 18 dhjetorit.