Takimi me Vuçiç me shumë gjasa ditën e Diel

Qeveria e Kosovës ka folur për Radion Evropa e Lirë se “me gjasë nesër do të ketë një takim në Bruksel” mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Kështu ka thënë më 19 nëntor, zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu, duke shtuar se do ta njoftojnë publikun kur të konfirmohet ky takim.

Pavarësisht se ende nuk është bërë publike agjenda, takimi pritet të përqendrohet në uljen e tensioneve mes dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *