Një femër (e mitur) ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga tre persona të tjerë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më datë 02.11.2022 rreth orës 13:00, në Podujevë.
Tutje siç bëhet e ditur në raport, është njoftuar prokurori për të mitur dhe zyrtari I Qendrës për Punë Sociale.
“Podujevë 02.11.2022 – 13:00. Më 18.11.2022 viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga tre persona të dyshuar. Është njoftuar prokurori për të mitur dhe zyrtari i Qendrës për Punë Sociale. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.