Sot Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 310 mijë euro për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunat: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Në mbledhjen e 108-të u miratua dhe rregullorja për Strukturën Organizative të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. Kjo rregullore përcakton strukturën organizative të Njësive profesionale të zjarr fikjes dhe shpëtimit, si dhe kriteret themelore të organizimit, gradimit dhe funksionimit të tyre.
Mes tjerash, në këtë mbledhje u miratua dhe vendimi për shpërndarjen e kuvendit komunal të Zveçanit dhe kuvendit komunal të Leposaviqit për shkak të jo funksionalitetit të tyre dhe si pasojë, pamundësisë së ushtrimit të kompetencave ligjore.