Nuk hyri në votim rezoluta e nisur nga PDK,nuk ka kuorum

Deputeti i PDK, Bekim Haxhiu duke e prezantuar rezolutën, tha se njëjta ka për qëllim të kërkojë përgjegjësi nga Qeveria për të përmirësuar sektorin e shëndetësisë.

“Kërkohet nga Qeveria e Kosovës që të marrë vendimin për evitimin e menjëhershëm të mbivendosjes institucionale në sektorin e shëndetësisë duke anuluar vendimin për themelimin e komitetit ekzekutiv për shëndetësi; kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë që në afat prej 15 ditësh nga miratimi i rezolutës të dërgohet në Kuvend raporti i detajuar sektorial, i cili pos tjerash përfshin nivelin e zbatimit të buxhetit për vitin 2022, nivelin e zbatimit të gjetjeve dhe rekomandimeve të zyrës kombëtare të auditimit për vitin 2021, masat dhe veprimet që janë ndërmarrë në funksion të zbatimit të planit të punës së qeverisë dhe adresimin e sfidave që e karakterizojnë këtë sektor”, ka thënë Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *