Rrahu gruan, pronari i ‘Shell Kosova’ del para gjykatës, pritet të merret vendimi për paraburgim

Në prangat e policisë të mërkurën mbrëma ka përfunduar pronari i pompës së derivateve ‘Shell Kosova’, Lulzim Kryeziu. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij në shtëpinë e tyre. Rasti është denoncuar nga bashkëshortja e Kryeziut, e cila pas arrestimit të tij raportohet se ka shkuar tek shtëpia e familjes së saj. Ai ka dal sot para Gjykatës dhe gjyqtari i procedurës paraprake së shpejti pritet të dalë me vendim për aprovimin apo refuzimin e kërkesës së Prokurorisë.

Lulzim Kryeziu, sot ka dalur para gjykatës si i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’. Këtë e ka konifrmuar për Gazetën Insajderi zëdhënsja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Ka dalur para Gjykatës së shpejti pritet të kthehet përgjigjia nga gjyqtari për aprovimin apo refuzimin e kërkesës së Prokurorisë”, tha ajo

Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *