Deputeti i LVV, Haki Abazi ka dhënë një intervistë për media rreth situatës në veri.
“Situata e krijuara në Veri, pas urdhrit të dhënë nga Beogradi për tërheqjen e serbëve të Kosovës nga institucionet në Veri të vendit, ka shkaktuar vakum institucional. Po i afrohemi 21 nëntorit dhe të gjithë janë të alarmuar, sidomos partnerët ndërkombëtarë, për mundësinë e përshkallëzimit të situatës atje. Është i mirënjohur fakti që Serbia është e paparashikueshme për atë se çfarë mund të bëjë, duke përdorur qoftë edhe jetët e qytetarëve serbë në veri” është shprehur Abazi.
“Strategjia dalëse nga kjo situatë për t’ia hequr Serbisë justifikimin për të përdorur strukturat kriminale në veri, duhet të na kthejë në tavolinën e bisedimeve me shtetet partnere për të akorduar qëndrimet dhe planin e përgjithshëm përtej dialogut, për të parandaluar çfarëdo përshkallëzimi të situatës sipas planit të Serbisë” ka thënë ai.