Miratohet në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës projektligji për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës 2023 në vlerë prej 3,2 miliardë euro.
Ligji morri 64 vota pro.
“Buxheti për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro, kurse të hyrat buxhetore do të arrijnë vlerën prej 2 miliardë e 884 milionë euro, me ç’rast kemi ndarë 745 milionë euro në kategorinë paga dhe mëditje, 493 milionë euro në kategorinë mallra dhe shërbime, ndërsa 1 miliard e 98 milionë euro në subvencione dhe transfere dhe 811 milionë euro për shpenzime kapitale”, tha Kurti.