Edi Ramën jemi mësuar të akuzohet për lidhjen e tij me homologun e tij serb Aleksandër Vucic,por kryetari i AAK-së ka një mendim ndryshe për të.
Ramush Haradinaj e mirëpret një raport të tillë të Ramës me Vuçiçin duke thënë në një intervistë për ABC se janë pro çdo hapi të hedhur që çon në një marrëveshje finale me Serbinë, me qëllimin kryesor, anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.
Linda Karadaku-ABC: Kryeministri i Shqipërisë është akuzuar shpesh për marrëdhënien e tij të afërt me presidentin e Serbisë, po flasim për marrëdhënien Rama-Vuçiç. Mendoni që kjo marrëdhënie mund të jetë ndihmesë në momente të caktuara për Kosovën? A mund të shfrytëzohet?
Ramush Haradinaj: Po mendoj se ne duhet të gjithë, çdo mundësi, përparësi të krijuar, ta shfrytëzojmë për diçka të mirë.