Zelensky : Nuk ishin raketat tona

Presidenti ukrainas,Zelensky, tha se nuk kishte dyshime se raketa që shkaktoi një shpërthim në Poloni nuk ishin ukrainase, raporton agjencia e lajmeve Interfax.

Zelensky shtoi se Ukraina duhet të ketë akses në vend, ku dy persona vdiqën dhe katër u plagosën.

Komenti i tij vjen pasi Polonia dhe NATO thanë se vendi ishte “ndoshta” i goditur nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase, por nuk ka asnjë tregues se ishte një sulm i qëllimshëm.

Kurse kryeministri polak tha se : “Ne nuk mund të përjashtojmë që bombardimi i infrastrukturës ukrainase pranë kufirit ishte një provokim i qëllimshëm i bërë me shpresën se mund të lindte një situatë e tillë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *