Erdogan: 6 të vdekur dhe 53 të lënduar pas sulmit shpërthyes në Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka njoftuar se të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 janë lënduar nga shpërthimi në Taksim të Stambollit, raporton Anadolu Agency.

Shpërthimi ka ndodhur në bulevardin e frekuentuar Istikalal të Stambollit.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të së dielës dhe sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu, pesë prokurorë janë caktuar që ta hetojnë këtë ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *