Persona të shtrirë në tokë, pamje të rënda nga shpërthimi në Stamboll

Të paktën 11 persona kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi në një zonë qendrore të Stambollit. Autoritetet turke nuk kanë dale ende me një konfirmim zyrtar për ngjarjen.

Ndërkohë në zonën Taksim kanë shkuar me urgjencë autoambulanca dhe ekipe shpëtimi.

Ali Yerlikaya, guvernatori i Stambollit, tha se shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale (13:20 GMT) në rrugën Istiklal. Ai u shpreh se si pasojë e shpërthimit kishte edhe “viktima dhe lëndime” në një postim në Twitter, pa ofruar detaje të mëtejshme.

Shpërthimi ndodhi në pjesën qendrore të qytetit, kurse video të ndryshme të qarkullojnë në rrjetet sociale shfaq disa persona të shtrirë në tokë dhe që kanë pësuar lëndime nga shpërthimi.

Pamjet:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *