Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Lladoc të Podujevës.
J.Mehanja, dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Viktima ishte 34 vjeçar. Sipas informacioneve të medieve, i ndjeri kishte braktisur veturën e tij diku në fshat dhe më pas nuk është gjetur. Por pas kërkimeve nga Policia, i ndjeri u gjet i varur.
Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.