Tregu muzikor shqiptar përpos këngëve të shumta të dashurisë, vlerësohet për krijimet patriotike e dedikimet për heronjët kombëtarë.
E një e tillë plot emocion u publikua sot nga Ismeti dhe Shpëtimi.
Djemtë i dedikuan këngë babait të tyre, dëshmorit Beqir Gashit.
Ismeti dhe Shpëtimi janë po ashtu nipat e Mujë Krasniqit.
Të veçantë këtë krijim e bën edhe teksti i Rexhep Selimit të cilin ai e ka shkruar gjatë periudhës që ai po qëndron në burg.
“Na jem ti” mund ta dëgjoni të plotë mëposhtë të shoqëruar me videoklip./Neutral