‘Shqipet’ ia marrin valles në mes të Londrës gjatë protestës

Një numër i madh i shqiptarëve u mblodhën sot në Westminster Bridge, ku protestuan pasi pak ditë më parë u quajtën kriminelë.

Mes brohoritjeve ata kërkuan dorëheqjen e ministres së brendshme Suela Braverman, e cila shkaktoi një sërë reagimesh me deklaratat e saj ndaj emigrantëve shqiptarë.

Shqiptarët marshuan në këmbë drejt hyrejs së parlamentit britanik ku për shkak dhe të numrit të lartë të pjesmarrëvsve kanë bllokuar disa nga rrugët që lidhin disa zona.

Ndërkohë gjatë protestës, shqiptarët në Angli ia kanë marrë valles në mes të Londrës duke kërcyer këngë shqiptare patriotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *