Tragjike: Gjendet i varur një person në Podujevë, Policia në vendin e ngjarjes 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në mbrëmje, në fshatin Lladoc të Podujevës, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet të ketë kryer vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një burrë, i cili është gjetur i varur në afërsi të varrezave të fshatit.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit nga Emergjenca dhe njoftuan se vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri kishte braktisur veturën e tij diku në fshat dhe më pas nuk është gjetur. Por pas kërkimeve nga Policia, i ndjeri u gjet i varur.

Ndërkohë që ende nuk janë të njohura motivet që e kanë shtyrë viktimën drejt vetëvrasjes.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku po bëhen ekzaminimet e lokacionit dhe janë marrë disa deklarata nga të afërmit e të ndjerit. 

Burimet thonë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për këtë rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *