Ushtarët rus po tërhiqet vërtet nga Kherson. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se qyteti po i kthehet në duart e Ukrainës.
“Sot është një ditë historike. Ne po e kthejmë Khersonin”, ka shkruar ai në Telegram.
Njësitë speciale ukrainase janë tashmë brenda qytetit dhe më shumë trupa janë në rrugën e tyre, ka bërë të ditur ai.
“Ukraina e kthen gjithmonë të sajën”, tha ai, duke lavdëruar civilët që “kurrë nuk u dorëzuan”.
Ai shtoi se civilët tashmë po hiqnin simbolet ruse nga rrugët dhe ndërtesat e qytetit.
Zelenskyy, së bashku me shumë zyrtarë të tjerë ukrainas, kishin shprehur më parë dyshime nëse Rusia po tërhiqej vërtet nga zona.
Megjithatë, ushtarët rusë u panë sot duke ikur nga qyteti dhe flamujt ukrainas u ngritën mbi ndërtesat qeveritare.
Deklarata e tij vjen edhe pasi Yuriy Sak, një këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë, tha për BBC se Ukraina ka marrë “gati kontrollin e plotë” në Kherson.
Në orët e para të së premtes, u bë tërheqja e plotë e trupave ruse nga bregu perëndimor i lumit Dnipro në Kherson.
Ndërkohë festa veçse ka filluar në qytetin Kherson, nga ku banorët mirëpritën me brohoritje trupat e para ukrainase.