Reperi shqiptar: Investova 100 mijë € për Noizyn, akoma m’i ka borxh

Reperi shqiptar i njohur si GBMC ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ai ka zbuluar detaje nga jeta e tij private dhe personale.

GBMC jeton jashtë dhe vazhdon të merret akoma me muzikë, por nuk është aq aktiv sa më parë.

Reperi njihet për marrëdhëniet e mira me artistët shqiptarë, pasi ai është edhe producent shumë këngëve.

I pyetur se cilin artist e ka ndihmuar, por nuk ka qenë mirënjohës GBMC ka thënë se është Noizy.

“Keqkuptim biznesi. Nuk kam nxjerrë përfitimet e mia për atë që kam shpenzu”, është shprehur ai.

Ka kalu 100 mijë euroshin. Ishin shumë lekë. Atëherë do të mund të kisha ble dy apartamente. Isha bo shumë bos tashi me apartamente të mia”.

Bëhet fjalë për periudhën 2009-2010 për këngët e grupit OTR i cili pati sukses të paparë pas bashkëpunimit që pati me ZigZag Records.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *