E rëndë: I mituri në Skënderaj përfundon në QKUK pasi tentoi t’i prejë venat, rrahu nënën dhe iku nga shtëpia

Një rast mjaft i rëndë ka ndodhur sot në një familje në Skenderaj, ku një fëmijë 17-vjeçar e ka prerë dorën me thikë, duke tentuar t’i prejë venat, pas një mosmarrëveshje me prindërit e tij. Ngjarjes i parapriu një zënkë mes tyre që eskaloi në dhunë.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije për Sinjalin se rasti u zbulua pasi i mituri u dërgua në QKUK për trajtim mjekësor, si pasojë e lëndimeve që kishte pësuar.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali, me ç’rast një njësi policore ka dalë më vendin e ngjarjes, ku u kuptuan detajet e reja të rastit.

Nga i riu është konfiskuar thika e përdorur, teksa i njëjti më pas është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar edhe në prani të prindërve të tij.

Bazuar në deklaratat e tyre u zbulua se i riu fillimisht e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, pas një zënke në familje dhe më pas ishte larguar nga shtëpia. I mituri dyshohet se ka shkuar në Prishtinë, ku edhe tentoi t’i prej venat, por fatmirësisht nuk ndodhi diçka më e keqe.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Dhunë në familje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *