Largohet nga Njësia Speciale ROSU i vetmi pjesëtar serb

Zoran Petroviq, i vetmi serb nga veriu i Kosovës që punonte në Njësinë Speciale të Kosovës “ROSU”, e la atë punë sot. Siç thotë ai, vendosi të qëndrojë pranë njerëzve të tij.

Petroviq tha për Kosova Online se, duke parë ngjarjet në veri të Kosovës në ditët e fundit, sot vendosi të japë dorëheqje dhe t’i informojë personalisht eprorët e tij se nuk do të punojë më në njësinë speciale.

“Doja ta bëja punën time me nder dhe sipas ligjit, por dita-ditës e pashë që duhej të punoja kundër popullit tim. Prandaj vendosa të largohem nga njësia speciale dhe të qëndroj pranë njerëzve të mi në veri të Kosovës”, tha Petroviq.

Të gjithë policët serbë në veri të Kosovës gjatë ditës së sotme kanë braktisur punën e tyre dhe atyre iu janë bashkuar punëtorët që kanë punuar në vendkalimet kufitare./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *