Përfundon protesta e serbëve në Veri

Protesta e organizuar nga Lista Serbe në Mitrovicën e Veriut tashmë ka përfunduar. 

Në këtë protestë fjalën e ka marrë edhe kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili ka ripërsëritur kërkesat që të mos zbatohet vendimi i qeverisë për targat si dhe të formohet asociacioni.

Të pranishëm në protestë ishin edhe kryetarët e komunave veriore që kanë dhënë dorëheqje dhe zyrtarët policorë të cilët kanë dorëzuar dje uniformat.

Lista Serbe vendosi të largohet nga institucionet qendrore dhe ato lokale në katër komunat e veriut të Kosovës, përfshirë dorëheqjen e Goran Rakiq nga posti i ministrit.

Këtë vendim ata e morën pas suspendimit të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *