Vendosen flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë të Veriut


Një grup i të rinjve në lagjen e boshnjakëve në Mitrovicë kanë vendosur flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Qytetarët të cilët e kanë marrë këtë iniciativë kanë thënë se kjo po bëhet për të treguar se veriu është tokë e Kosovës dhe e shqiptarëve.

Siç raporton RTV Dukagjini një veturë e policisë është parë duke iu qëndruar afër.

Ndërsa përgatitjet për protestën e paralajmëruar nga Lista Serbe në ora 12 në veri vetëm se kanë filluar.

Protesta e Listës Serbe vijon pas bojkotimit të institucioneve të Republikës së Kosovës nga ana e tyre, të shtunën e pesë nëntorit.

Pas vendimit për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës nga Lista Serbe, zyrtarët policorë, punonjësit e gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq dhe kryetarët e Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçan-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *