Reperi që vetëm brenda gjashtë muajve të fundit, iu zunë dy herë revole në veturën e tij, gjatë patrullave të Policisë së Kosovës, Xhonaton Isufi i njohur me emrin skenik Don Xhoni, nuk e ka ndërmend që të heqë dorë nga dëshira e tij për të përdorur armët.
Duke komentuar në një fotografi të një kolegu të tij, Don Xhoni që në skenën e muzikës hip-hop u bë i famshëm gjatë Pandemisë ka bërë thirrje për ta vrarë një nga inferemieret e përfshira në rastin e dhunës fizike ndaj një të moshuare në një qendër kujdesi.
Reperi kërkoi vrasjen e infermieres Aurona Pelaj, duke komentuar tepër thjesht dhe qartë:
“Veç plumbi, kurgjo hiç tjetër”, ishte komenti i tij.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, neni 181 ku flitet për Kanosjen, specifikohet si vepër penale edhe “kërcënimi me fjalë ose gjeste”.
“Kushdo që seriozisht i kansoet personit tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do ta privojë nga jeta ose se do t’i shkaktojë lëndim të rënë trupor, se do ta rrëmbej ose privojë nga liria ndonjë person tjetër, ose se do ta dëmtojë me armë zjarri, me shpërthim ose me mjete të tjera të rreezikshme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 1 vit”, thuhet në pikën 2 të këtij neni.
Kampi i moralistëve që kërkojnë hakmarrje për çdo ngjarje dramatike ose tragjike që ndodhë në Kosovë, po bëhet çdo dit e më i madh dhe atij po i bashkohen edhe figura publike. Një nga kryesorët e këtij kampi është Arian Agushi i njohur me emrin skenik Gold AG, ndërsa hyrja më e re është një tjetër reper: drenicaku Don Xhoni.
Rasti i fundit, dhuna e ushtruar ndaj një të moshuare në një qendër private të kujdesit në Pejë, u bë shkak që ky grup i njerëzve që përmes rrjete sociale të marrin rolin e Prokurorisë dhe Gjykatave të dalë sërish në pah këtë problem, me të cilin Policia e Kosovës nuk po merret.