Avokati Pacolli flet për rastin në Pejë: Infermierja mund të dënohet deri në tre vjet

Avokati, Adnan Pacolli ka reaguar pas rastit në Pejë i cili tronditi opinionin publik pasi një infermiere shihet duke e rrahur një grua të moshuar në shtëpinë e pleqve.

Ai tha se bazuar në Kodin Penal dënimi mund të jetë prej gjashtë deri në tre vjet burgim.

Gjithashtu, ai u shpreh se :“Mund të dënohet varësisht nga kualifikimet që i ngrit Prokuroria në aktakuzë, nëse shkohet me sulmin që e ka bërë ashtu siç është parë në media, mund të dënohet prej gjashtë deri në tre vjet”, tha Pacolli.

Ndërkaq, Pacolli theksoi se kjo varet prej rastit sesi mund ta trajtojë gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *