Kosova u trondit të mërkurën nga pamjet e publikuara të dhunës ndaj një të gruaje të moshuar nga disa infermiere në Qendrën e Pleqve ‘Orenda’ në Pejë. Tri ish-infermieret tashmë ndodhen në paraburgim, teksa reagimet e shumta po vazhdojnë.
Shumë qytetarë kanë bashkëndjerë me familjen Nura, e disa kanë kushtuar edhe vargje, përmes të cilave kanë shprehur dhembshurinë ndaj të moshuarës.
Në vajzë e re, Laura Shaljani ka bërë një postim prekës në Facebook për ngjarjet më të rënda që i kanë ndodhur të moshuarës në jetën e saj, si humbja e djalit, agonia apo ndjenja e melankolisë e cila nuk largohet asnjëherë kur humb dikë aq të rëndësishëm në jetë.
Postimi i plotë:
MOS ME PREK…
Mos moj bije mos me prek,se ende trupi e shpirti po me dhemb.
Mos,mos me prek, se veq trupi m’ka mbet e shpirti ka kohe qe m’ka vdek bashke me djalin qe m’ka nderrue jete
Mos me prek,se jeta boll m’ka rendue ,e plaget e saj lokes nuk po mundem ma me I durue
Mos me prek,se aty mu ne ftyre ku m’ke mshue shuplake,rrudhat m’kan mbulue po puthjen e djalit qe n’frymen e fundit ma ka dhane po ne at’faqe kurr n’jete nuk kom me harrue
Mos me prek ,se ju ishi gjithcka qe kisha ne jete ,nafake paq moj bije e cike t’kom than sa here kom ra me fjete
Mos me prek,mos se nuk po muj mo me durue ,a s’po e sheh moj loke ,qe shpi,femije nuk kom e s’ka njeri qe m’del Zot mue…
Laura Shaljani