Modelja Vildane Zeneli është një nga emrat e njohur që ka reaguar me rastin e dhunës së ushtruar nga infermierja ndaj një moshuare në Pejë.
Mirëpo, postimi i saj është fshirë nga Instagrami.
Sipas sqarimit automatik të këtij rrjeti social, video është larguar pasiqë pamjet e postuara janë kundrejt rregullores së saj.
“Jo nuk është kundër rregullores. A nuk duhej të postonim për gjërat që kanë me të vërtetë rëndësi?! Këto gjëra qenkan kundër rregullores, a teksa fotografitë e mia me bikini qenkan në rregull?!” – thuhet në shkrimin e Vildane Zenelit./Neutral